1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

90 vjeç dhe akoma profesor

Bianca von der Au / Angjelina Verbica12 Maj 2013

Në Gjermani profesorët dalin në 65 vjeç në pension. Kush ka dëshirë mund të qëndrojnë edhe disa vjet të tjera. Por është e pazakontë që dikush në moshën 90 vjeçare qëndron akoma në auditor.

https://p.dw.com/p/18WEL
Fotografi: DW/B. von der Au

GüntherBoehme është njeri, që vepron nga bindjet. Këtë e merr vesh menjëherë, kur e përjeton atë në sallën e leksionit. Me xhaketë me kuadrate, flokët e bardhë të hedhur pas, ai mbështetet në pult dhe mban leksione pa letër për historinë e krijimit të filozofisë perëndimore. 300 studentë në auditorin e Universitetit të Frankfurtit Goethe e dëgjojë me vëmendje.

GüntherBoehme të jep lë përshtypjen e një dijetari universal nga kohët e shkuara. Më së shumti me sy të mbyllur ai flet për mendimtarët e antikitetit, sikur do të tregonte për të njohurit e vjetër. Një kalim nga gjeografia e ishujve grekë deri tek përpjekja e Kantit për të dëshmuar Zotin me ndihmën e arsyes, ky është stili i tij i referimit. Dhe në mes citon edhe një strofë nga Fausti i Gëtes, apo e bën audiencën e tij të verë buzën në gaz me një shaka.

Koha, që jeton, ështëjetë në shërbim

Audienca e tijpërbëhet kryesisht nga pensionistë, si Boehme vetë. Sepse leksionet e tij, dy për çdo semestër, 90-vjeçari i mban në "Universitetin e moshës së 3-të", shkurt U3L. Një institucion arsimor iuniversitetit Goethe posaçërisht për të moshuarit. Në vitin 1982 Boehme themeloi U3L. Në moshën 59 vjeçare, kur të tjerët mendojnë për daljen në pension. Por ajo nuk i përshtatej filozofisë Boehme-s për jetën. "Mësuesi im i shkollës fillore mëka dhënë me vete këtë moto për jetën: Koha, që jeton është jetë në shërbim." Dhe ky shërbim për të do të thotë, që ta ndajë shkollimin e tij dhe njohuritë e tij me të tjerët. Kjo e motivon atë deri sot.

Humanizmi ideal i tij

Megjithatëkarriera akademike nuk ka qenë e paracaktuar për të. Gunther Boehme ka lindur në Dresden në vitin 1923, prindërit e tij nuk kishin pasur mundësinë ta shijonin arsimin e lartë. Por i ati e dërgoi të birin Günther në një gjimnaz humanist. Pastaj erdhi Lufta e Dytë Botërore dhe 18 vjeçari Boehme duhej të shkonte ushtar në front. Më pas u mbajt pesë vjet rob në Itali. Kur flet për atë kohë, zëri i plakut bëhet i ulët. Atë kohë nuk ka dëshirë t’ia kujtojnë.

Prej gati 50 vjetësh i qëndron besnik Universitetit Goethe

Senioren Studenten
Fotografi: DW

Pas luftës Günther Boehme studioi pastaj psikologji, filozofi dhe pedagogji në Erlangen dhe në Mynih. Për të ushqyer familjen, fillimisht punoi si psikolog në ndërmarrje, tregon ai. Por në vitin 1964 ai hyri si asistent shkencor për filozofinë arsimore në Universitetin Goethe në Frankfurt. Gati një gjysmë shekulli më parë.

Ajo, që ndikoi tek ai që ngafillimi gjatë studimit dhe punës shkencore, është edukimi humanist me vlerat e tij të tolerancës dhe të njerëzores. Prej tyre ai është orientuar gjatë gjithë jetës. "Mendoj se është e rëndësishme, të zotërosh gjuhën tënde, të jesh i vetëdijshëm për historinë dhe në qëndrimin tim moral të më drejtojë modestia." Kjo tingëllon si një kritikë e qartë ndaj sistemit të sotëm të arsimit të lartë gjerman. Sepse këto vlera nuk kanë më vend në universitetin e sotëm, kritikon Boehme.

Kritikë ndaj Bolonjës

Nëhapësirën e veçantë, që ofron Universiteti i moshës së tretë, Boehme mund të përçojë idealet e tij, larg së përditshmes universitare. "Në leksionet e mia të rinjtëmund të vijnë, por ata nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi." Planprogrami i shtrënguar në universitet, nuk u le atyre mundësi të shohin përtej hundës së tyre, thotë Boehme. Kështu profesori i filozofisë kritikon të ashtuquajturën reformë të Bolonjës, e cila eka ndryshuar rrënjësisht universitetin nga koha, që njeh ai. Kritikët si Boehme ankohen se me bachelor dhe master në shkollat e larta kanë hyrë tensioni i kohës dhe transmetimi i standartizuar i dijeve. Zhvillimi i personalitetit të studentëve mbetet në mes të rrugës.

Dëgjuesite tij besnikë janë studentët e moshuar si Brigitte Remi. 67-vjeçarja vjen rregullisht në ligjëratat filozofike të Günther Boehme. "Sepse ai më jep shumë material për të menduar, në lidhje me moshën, vdekjen, përkohshmërinë". Dhe me këtë Boehme, i cili i mban leksionete tij pa pagesë, do të vazhdojë edhe për farë një kohe. Për sa kohë të ketë fuqi.