1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

90% e medias së pavarur në Shqipëri punon në të zezë

Ani Ruci8 Mars 2007

Analisti i njohur Aleksandër Çipa në bisedë me Deutsche Welle-n kritikon faktin që në Shqipëri gazetarët gjenden shpesh nën presionin politik të pronarëve

https://p.dw.com/p/ArXq
Universiteti, Tiranë
Universiteti, TiranëFotografi: DW

DW: Si do ta pershkruani ju, Zoti Çipa, situaten e medias se pavarur ne Shqiperi, te kritikuar se fundmi per politizim dhe aftesi te kufizuara profesionale, ne Raportin e Departamentit Amerikan te shtetit, per vitin 2006?

Aleksander Çipa: Situata ka dy pamje te medaljes: nga njera ane kemi zhvillim, persosje te teknologjise se sistemit mediatik si te medias elektronike ashtu edhe asaj te shkruar; ka nje autoritet te rritur te medias ne raportet e saj me shoqerine. Por nga ana tjeter ka probleme thelbesore qe nuk garantojne nje standart te medias se pavarur ne Shqiperi, nuk krijojne dot nje treg ligjor, formal. Ne 90% te tij tregu i medias eshte informal sidomos per marredheniet e brendshme dhe ketu kam parasysh marredheniet kontraktuale mes pronareve dhe gazetareve. Ne Shqiperi per fat te keq nuk ka asnje veprim sindikal me perjashtim te zerit qe ngre here pas here nga Unioni i Gazetareve por nuk ka nje veprim sindikal, i cili te kete deget e veta ne te gjitha institucionet mediatike per te kerkuar te drejtat dhe garantuar nje pozicion formal, ligjor mes punedhenesve dhe punemarresve.

DW: Pse ndodh keshtu, cilat jane aresyet sipas jush Zoti Çipa, te kesaj situate te medias se pavarur ne Shqiperi?

Aleksander Çipa: Arsyeja e pare gjendet tek pushteti politik, me te cilin kuptoj qeverine, partite politike dhe institucionet e larta shteterore qe e kane transferuar censuren e dikurshme duke kaluar jo me nga pushteti politik tek gazetari siç ishte ne kohen e diktatures komuniste dhe ka kaluar nga pronari tek gazetari. Kjo eshte arsyeja qe ne shumicen e mediave kryesore te Shqiperise, flas duke patur parasysh tirazhet e gazetave dhe edicionet e emisioneve informative te ekraneve televizive, pra detyren, misionin profesional nuk e kryen redaktori i caktuar por linjen politike dhe ne raste te veçanta edhe redaktimin e urdheron ne menyren me prepotente, arbitrare pronari i gazetes apo TV.

DW: Pra, kjo eshte situata. A keni nderrmare ndonje nisme per ta ndryshuar apo çfare keni ndermend te beni?

Aleksander Çipa: Mendoj se dy jane hapat emergjente qe i konsideroj baze per te ndryshuar situaten ne median e pavarur. Se pari shteti t'i njohe dhe t'i trajtoje si partnere sindikatat, ku perfshihet edhe Unioni i Gazetareve, per verifikimin e kontratave te punes. Sot ne te gjitha mediat nuk ka kontrata pune dhe kjo eshte alfa, elementi bazik per te garantuar marredhenien legale ne sistemin mediatik te Shqiperise. Hapi i dyte eshte qe institucionet e pavarura te shoqerise te garantojne nje marredhenie formale, ligjore me institucionet mediatike per te shmangur mjetet e influences, presionet e influences dhe marredheniet e kompromentuara.

Ka ardhur koha, çasti qe te gjithe faktoret dhe aktoret qe rregullojne tregun mediatik dhe raportet mes pushtetit te medias me pushtetet e tjera te perfundojne draftin e nje ligji te posaçem per mediat dhe shtypin ne Shqiperi qe mungon.

Se dyti mendoj se tanime ka ardhur çasti kur te gjithe faktoret kontribues ne rregullimin e ketij realiteti te jene me shume komplementare me njeri tjetrin duke garantuar se pari rregullimin e marredhenieve te punes, tregun e punes, pasi ne praktike ne Shqiperi po ndodh akti i shitjes se mediave, gazetave kanaleve televizive, ne menyre te perseritur si fenomen, kur nuk ka asnje deklarim per falimentim te tyre. Kjo te le te kuptosh qarte se ne realitetin dhe ne tregun mediatik te Shqiperise ekzistojne piramida te vogla, informale qe perdoren per te zoteruar kete treg dhe shnderrohen gjithashtu ne mjete te ushtrimit te dhunes, presionit psikologjik, dhe perdorimit me pasoja negativer ne marredheniet e tyre me shoqerine.