1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

9/11: Ceremoni emocionale përkujtimore në SHBA

11 Shtator 2021

Çaste emocionuese, por edhe apele për unitet si dhe një ngatërrestar e karakterizuan ceremonitë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA.

https://p.dw.com/p/40D5f
USA New York | 20. Gedenken an die Terroranschläge 9/11
Fotografi: CHIP SOMODEVILLA/newscom/picture alliance

20 vjet pas sulmeve të tmerrshme terroriste të 11 shtatorit në SHBAu përkujtuan 3000 viktimat. Rënia e këmbanave sinjalizoi një minutë heshtje në Ground Zero në Nju Jork – pikërisht në kohën, kur më 11 shtator 2001 u godit kulla e parë veriore e World Trade Center. Në vazhdim u lexuan emrat e gati 3000 të vrarëve nga këto sulme. Atë shtator një avion i dytë goditi kullën jugore, pikërisht në të njëjtën orë që ndodhi kjo 20 vjet më parë, gjatë ceremonisë u ndërpre leximi për të mbajtur një minutë të dytë heshtjeje.

USA | Terroranschlag am 11. September 2001
Fotografi: NTV/epa/dpa/picture-alliance

Në ceremoninë përkujtimore kishin ardhur presidenti Joe Biden dhe First Lady Jill si dhe shumë të afërm të viktimave si dhe të mbijetuar. Edhe ish-presidentët Barack Obama e Bill Clinton me bashkëshortet e tyre ishin të pranishëm. Një fjalim i presidentit nuk ishte parashikuar me këtë rast.

Të përkujtohen „njerëzit e thjeshtë"

Duhet të përkujtohen „njerëzit e thjeshtë", tha në hapje të ceremonisë Mike Low, vajza e të cilit punonte si stjuardesë dhe humbi jetën në njërin prej avionëve të rrëmbyer. "Në 20 vjetët e shkuar familja ime ka përjetuar një vuajtje të pabesueshme me mendimin për jetët, që nuk mund të jetoheshin më", tha ai. Pas kësaj Bruce Springsteen këndoi këngën e tij "I'll See You In My Dreams".

Vendosje lulesh në memorialin Ground Zero

USA | New York | 20. Gedenken an die Terroranschläge 9/11
Fotografi: Jim Watson/AFP

Uniteti kombëtar është fuqia më e madhe e SHBA-së, është shprehur Biden në një vídeo-mesazh me rastin e përkujtimit të 20 vjetorit të sulmeve terroriste. Në ditët pas sulmeve u demonstrua veprim heroik, forcë rezistence dhe „një ndjenjë e vërtetë e unitetit kombëtar", ka theksuar ai. Ish-presidenti Obama u shprehu ngushëllimet të afërmve të viktimave dhe përkujtoi forcat e emergjencës të asaj kohe si dhe ushtrinë e SHBA-së. Guximi i ushtarakëve në 20 vitet e shkuara ka ndihmuar edhe për t'i treguar vendin Bin Ladenit. Obama ishte president, kur njësia speciale e ushtrisë në vitin 2011 vrau ish-shefin e Al-Kaidas në Pakistan.

Jo vetëm Nju Jorku

Edhe në Pentagon dhe vendin e rrëzimit të avionit në Shanksville u zhvilluan ceremoni përkujtimore. Terroristët islamistë para 20 vjetësh kishin rrëmbyer edhe dy avionë të tjerë për t'i përdorur si armë. Avionin 77 të American-Airlines sulmuesit e drejtuan për në Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-së, ndërsa një avion i katërt u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët në bord bënë rezistencë ndaj rrëmbyesve. Edhe ish-presidenti George W. Bush, që më 11 shtator 2001 ishte në post, mori pjesë në të kartër ceremonitë përkujtimore.

USA - 20. Jahrestag der Terroranschläge
Fotografi: picture alliance / AA

Personalitete nga e gjithë bota shprehën mesazhet me rastin e e11 shtatorit. Mbretëresha britanike dërgoi "Mendimet dhe lutjet – edhe të familjes sime dhe të të gjithë kombit" drejtuar viktimave, të mbijetuarve dhe dhe afërmve të tyre. Me rastin e 20 vjetorit monarkja 95 vjeçare vlerësoi angazhimin e forcave të shpëtimit dhe të zjarrëfikësit në vendin e ngjarjes.

"E keqja më e madhe nxorri në pah edhe më të mirën"

Ipeshkvët katolikë në SHBA përkujtuan ndihmësit e atëhershëm në vendin e ngjarjes, të cilët dhanë jetën për fqinjët e tyre. "Kjo dhunë, e pjellë prej së keqes më të madhe të zemrës njerëzore, nxorri në pah edhe më të mirën e njerëzores sonë", shkruan kryetari i Konferencës Ipeshkvnore në SHBA, kryeipeshkvi Jose Gomez.

Ish-presidenti Donald Trump e shfrytëzoi këtë ditë përkujtimore për të sulmuar pasardhësin e tij Joe Biden. Në një video-mesazh Trump akuzoi demokratët për „mungesë kompetence" nëtërheqjen nga Afganistani dhe tha, se presidenti  ka vepruar si „një kokëtul". Biden dhe qeveria e tij „e paaftë" kanë kapitulluar në Afganistan. Megjithatë ishte Trump ai që u pati premtuar në shkurt 2020 talibanëve tërheqjen e plotë të trupave në vitin 2021.

rb/nob (AFP, AP, dpa, Reuters)