1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

200.000 refugjatë të ikur nga Mogadishu

Stefan Ehlert12 Prill 2007

Tre muaj më parë, trupat etiopiane dhe ato vendore, me mbështetjen e avioacionit amerikan, larguan milicët islamikë nga Mogadishu. Megjithatë, Somalia sërish kërcënohet nga kaosi dhe lufta qytetare. Grupe të ndryshme të xhihadit sërish po përpiqen ta marrin kontrollin në kryeqytet. Ndërkohë Kombet e Bashkuara njoftojnë se numri i refugjatëve të ikur nga kryeqyteti ka arritur shifrën në 200.000. Si pasojë e luftime më të reja, në katër ditët e fundit janë vrarë të paktën 1000 përsona.

https://p.dw.com/p/Aqmb
Fotografi: AP

Kriza e refugjatëve në Somali po thellohet nga dita në ditë. Rreth 20 kilometra në jug të Mogadishut, mjekja Hava Abdi kishte hapur një klinikë për akusheri. Klinika ndërkohë është shndërruar në qendër për pritjen e refugjatëve, sepse rreth kësaj godina janë mbledhur më shumë se 1700 njerëz të ikur nga kryeqyteti. Shumica prej tyre janë fëmijë dhe gra të ikur nga bombat dhe granatat. Përkundër armëpushimit në Mogadishu zhvillohet luftime të përditshme midis trupave somaleze dhe mbështetësve të tyre etiopianë, në njërën dhe kryengritësve islamikë të klani të fuqishëm Hauiye, në anën tjetër. Klani nuk dëshiron ta lëshojë kryeqytetin. E gjitha kjo ka për pasojë katastrofën më të madhe të refugjatëve në Afrikë. Numri i refugjatëve shtohen nga dita në ditë. OKB-ja ka kumtuar se prej fillimit të shkurtit, nga shtëpitë e tyre në Mogadishu janë larguar mbi 200.000 njerëz. Ndërkohë që as ata nuk e kanë të qartë se ku do të shkojnë. Nuk kanë të hanë dhe nuk kanë medikamente.
"Mendoj se shumica prej tyre do të vuajnë, dhe do të vdesin prej sëmundjeve të ndryshme", thotë Hava Abdi.
Furnizimi i refugjatëve në Somali është gati i pamundur, thotë zëdhënësja e UNHCR-së Katerine Vajbel. "Pa ndërprerjen e luftimeve është gati e pamundur të dëpërtosh deri tek refugjatët. Ne nuk kemi mundësi furnizimi, sepse rrugët janë të pasigurta ndërkohë që nuk ka aeroporte funksionale. Disa prej rrugëve kontrollohen prej milicëve", thotë ajo.
Rrezik shumë i madh kërcënon edhe në aeroportin e Mogadishut. Aeroporti kontrollohet prej forcave paqësore, por ulja në aeroport paraqet rrezik për jetë.
"Dy avionë janë qëlluar, ndërsa një është rrëzuar në qytet. Prandaj fluturimi në këtë aeroport është i pamundur", thotë Vajbel.
Zgjidhja politike e krizës në Somali duket më larg se kurrë më parë. Një konferencë paqësore e parashikuar për ditën e hënë është shtyrë. Armëpushimi është shumë i brishtë, ndërkohë që palët në konflikt duket se më shumë po përgatiten për ofensiva të reja.