1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës

9 Qershor 2019

Më 9 qershor 1999 u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës në aeroportin e Agji Tepes, e cila e dha fund bombardimeve të NATO-s në Jugosllavinë e atëhershme. Çfarë kujtojnë punonjësit nga ajo kohë?

https://p.dw.com/p/3K6f3
Videostill Aeroklub in Kumanovo Nordmazedonien
Fotografi: DW

20 vite më parë në aeroportin e Agji Tepes në Kumanovë zbritën avionë ndryshe nga të zakonshmit. Më 9 qeshor 1999 aty u bë nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, që i dha fund bombardimeve të NATO-s në Jugosllavinë e atëhershme.Forcat serbe u tërhoqën nga Kosova për t'ia lënë vendin forcave ndërkombëtare të paqes.

Videostill Aeroklub in Kumanovo Nordmazedonien
Fotografi: DW

Sot aeroporti që u kthye atë vit në dëshimtar të luftës shfrytëzohet sërish  nga Aeroklubi i Kumanovës. Por çfarë kujtojnë punonjësit e aeroklubit nga ajo kohë? Nikola Petrovski, drejtor i klubit Aeroklubit Kumanovë ka qenë edhe vitin 1999 drejtor i këtij aeroklubi. Ai i ka ndjekur në atë kohë bisedimet. "Nuk isha aty në momentin, kur u nënshkrua marrëveshja, por vija përditë në aeroport për të kontrolluar mjetet tona dhe avionët. Kishim edhe kontakt me shtabin e NATO-s këtu në aeroport", kujton ai.

Videostill Aeroklub in Kumanovo Nordmazedonien
Nikola PetrovskiFotografi: DW

Zhvendosje për kohën e luftës

Pilotët dhe instruktorët e tjerë në atë kohë u zhvendosën në qytetin maqedonas verior Shtip. Dragan Sazdovski, menaxher i Aeroklubit Kumanovë kujton: "Atëherë duhej të largoheshim nga aeroporti dhe u zhvendosëm në Shtip. Atje vazhduam aktivitetin tonë dhe u kthyem pas një viti sërish. Vetëm atëherë hymë në aeroport, kur gjithçka kishte mbaruar."

Videostill Aeroklub in Kumanovo Nordmazedonien
Dragan SadovskiFotografi: DW

Aeroklubi i Kumanovës ka një tradite 80 vjeçare. Pas largimit të forcave të NATO-s në këtë aeroklub rifilluan trajnimet për pilotët e ardhshëm.