1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

100 vjetori i Nënë Terezës & Westerwelle në Serbi dhe Kosovë & Dëbimi i romëve nga Franca

28 Gusht 2010
https://p.dw.com/p/OyKO

100 vjetori i lindjes së njeriut që i fali aq shumë dashuri botës Nënës Terezë është shënuar me manifestime të shumta në vendlindjen e saj në Shkup. Përmes tribunave shkencore, akademive solemne dhe ekspozitave është kujtuar vepra e Nënës Terezë që rikujton etapat e veçanta shpirtërore të saj që së bashku formojnë një portret të mrekullueshëm të përmasave të mëdha të cilat japin një mesazh të veçant dashurie për gjithë njerëzimin.Nga Shkupi informon Fatos Musliu.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremic pas takimit me Ministrin e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle ka falenderuar atë për mbështetjen që jep Gjermania në rrugën e Serbisë drejt BE. Kjo mbështetje është kyçe thotë Jeremic, se pa këtë mbështjetje nuk mund të arrihet ky qëllim. Ivica Petrovic më gjërësisht.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, tha në Prishtinë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe këtë realitet të ri duhet ta njohin edhe pesë vendet e BE-së të cilat deri tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Pas një takimi që zhvilloi me udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Kosovës, shefi i diplomacisë gjermane tha se e ardhmja e vendeve të Ballkanit perendimor është në BE dhe sipas tij Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë për të ardhmën e tyre evropiane. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Bekim Shehu.

Dëbimi i romëve nga Franca në Bullgari dhe Rumani vazhdon. Qeveria në Paris duket se nuk shqetësohet nga kritikat e komisionit të BE. Francezët vetë janë të ndarë në dy kampe në këtë çështje. Daniela Junghans informon.

Redaktoi: Bahri Cani