1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tschechien EU

Kristina Jansen5 Janar 2009

Që nga 1 janari Çekia kryeson presidencën e BE-së. Një detyrë e vështirë përballë gjendjes së vështirë në arenën politike botërore. A është në gjendje ky vend me imazh të dëmtuar t'i bëjë ballë një sfide të tillë?

https://p.dw.com/p/GQpA
Fotomontazh i flamurit të BE dhe i flamurit të Çekisë
Fotomontazh i flamurit të BE dhe i flamurit të ÇekisëFotografi: AP/ DW Montage

Çekët janë të habitur: Papritur vendi i tyre ka marrë imazhin e fëmijës së ndotur në Evropë. Çekia është shumë e vogël për një detyrë kaq të madhe, dëgjohet gjithandej. Madje një gjë e tillë është një nga spicat e padëmshme. Çekia vendi i skeptikëve dhe i të pavendosurve përbën rrezik si presidente e radhës, ndjellin të keqen të tjerët. Epo po shkoi mirë edhe kjo histori!?!

Çekët habiten, madje me të drejtë. Ata i vlerësojnë me të drejtë avantazhet që u ka sjellë aderimi në BE. Sipas sondazheve madje i vlerësojnë më mirë se gjermanët apo francezët.

E pra nga vjen një imazh i till negativ? Fajin për këtë imazh çekëve ua ka presidenti i tyre, Vaslav Klaus (Vaclav Klaus). Ai po paraqitet si tmerri i BE-së, sqaron me pasion bashkëvendasit e vet dhe botën për defiçitet e BE-së me një mimikë profetike. Sipas tij, kemi të bëjmë me një BE burokratik, jodemokratik dhe rrezik për pavarësinë e Çekisë.

Por në disa pika Klausi ka të drejtë. Të marrim defiçitet në demokraci. Gjithkush duhet ta dijë se në çfarë traume historike i kanë rrënjët vajtimet e tij. Për shekuj me radhë çekët i kanë komanduar të tjerët: Vjena, Gjermania naziste dhe Moska. Kështu nuk është për t'u çuditur që ata ua japin me shumë ngurrim të drejtat instancave të tjera më të larta.

Për programin ambicioz të qeverisë çeke në gjysmën e parë të vitit 2009 kjo nuk luan ndonjë rol: kriza ndërkombëtare ekonomike, furnizimi me energji i Evropës dhe politika e jashtme evropiane. Këto janë tri pikat kyçe të presidencës. Pikërisht në këto pika ka nevojë për veprim, pikërisht aty Bashkimi Evropian ka nevojë për strategji dhe impulse të reja.

Vetëm nga Çekia sigurisht që ato nuk mund të vijnë, kjo duket edhe në Pragë. Jo më kot ministri çek për Evropën, Aleksandër Vondra përsërit se për shumë çështje kemi nevojë për ndihmën e partnerëve evropianë. Një gjë e tillë do të thotë vlerësim realist i vetes - kushti më i mirë për një bashkëpunim të frytshëm.

Po Vaclav Klausi, presidenti "terrible"? Nuk është edhe aq i tmerrshëm. Në fjalimin e tij të vitit të ri duhej t'i hapje veshët mirë për të kapur ndonjë kritikë themelore ndaj BE-së. Në fund të fundit ai pranoi se nuk ka alternativë tjetër më të mirë, përveç anëtarësimit. Nga goja e Klausit kjo tingëllon gati si një deklaratë dashurie.

Ta shohim pozitivisht. Në fund të fundit politikanë si Klausi janë kripa e gjellës. Ai i dhuron vendit të tij vëmendje të jashtëzakonshme mediatike. Presidenca e radhës - në rastin më të keq ajo do të jetë një improvozim i mirë. Katastrofë nuk do të jetë. Ku ta dish, në fund ndoshta nuk do të habiten më çekët, por do të habitemi ne.