Çagajev mbetet kampion bote
20 Janar 2008Reklamë
Bokseri profesionist Ruslan Çagajev, mbetet kampion bote në peshën e rëndë. Uzbeku që ndeshet për Universum të Hamburgut mundi të shtunën në mbrëmje, përpara 4500 spektatorëve në Dyseldorf, anglezin Matt Skelton. Çagajevi 29 vjeçar i pat marrë brezin e kampionit të botës prillin e kaluar boksierit rus Nikolaj Valujev.