1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ja pse nevojitet një koalicion me Putinin kundër IS

20 Nëntor 2015

Nëse e kupton drejtë një koalicion i përbashkët me Rusinë kundër IS ka kuptim, mendon Ingo Mannteufel.

https://p.dw.com/p/1H95X
Syrien Pro-russische Demonstration vor der russischen Botschaft in Damaskus
Fotografi: picture-alliance/dpa

Një koalicion me Rusinë në luftë kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik e kërkon koha. Presidentët e Francës dhe SHBA-së, Hollande dhe Obama, duket se po mendojnë në këtë drejtim. Gjermania duhet të bashkohet në këtë nismë - por pa lirikën e ngarkuar me iluzionin e një partneriteti me Rusinë. Edhe pa përfytyrimin, se në Lindjen e Mesme që po shkqërmoqet vitet e ardhëshme do të krijohen pejzazhe të lulëzuara demokratike, sapo të jetë rëzuar nga pushteti presidenti sirian Assad.

Eshtë e nevojshme politika reale

Natyrisht presidenti rus Putin nuk është një partner i vërtetë në shpirt. Politika agresive e Kremlinit kundër Ukrainës dhe aneksimi përkundër së drejtës ndërkombëtare i Krimesë nuk janë harruar. Sanskionet që i janë vendosur Moskës për këtë arsye duhet të mbeten në fuqi. Natyrisht as diktatori sirian Assad nuk mund të jetë një partner i vërtetë. Tek e fundit ai është bashkëshkaktar i spirales së dhunës në Siri. Përgjegjësia e tij për më shumë se 250.000 të vdekur dhe valën e refugjatëve është e padiskutueshme.

Interesi i presidentit Putin në një koalicion kundër IS nuk rrjedh as nga ndonjë mendim humanitar, por fare qarët prej intersave gjeopolitike. E sigurisht Kremlini e shfrytëzon shokun perëndimor ndaj atentateve në Paris, për ta kapërcyer izolimin e tij ndërkombëtar, për të vënë në jetë politikën e tij dhe për t'u konsoliduar sërish si një fuqi e madhe e pranuar. Mbështetja e diplomacisë ruse për Assadin qysh nga viti 2011 është basahkëfajtore për luftën në Siri.

Mannteufel Ingo Kommentarbild App
Mannteufel Ingo

E megjithatë a do të thotë kjo e gjitha, që një bashkëpinim kundër IS-it me Rusinë e kësisoj edhe me Assadin duhet të përjashtohet tërësisht? Jo, aspak! Problemet ndërkombëtare nuk mund të zgjidhen me një rezultat perfekt vetëm duke biseduar në salllone të këndshme pritjeje mes njerëzish që ndajnë të njëjtin mendim.

Përveç kësaj: edhe Turqia si vend i NATO-s e në mënyrë të vetëkuptueshme edhe Arabia Saudite janë po ashtu bashkëfajtore në luftën e Sirisë. E në grupet e tyre kundër Assadit të së ashtuquajturës "Ushtria e Lirë Siriane" gjenden përfaqësues, prej të cilëve pas rëzimit të Assadit mund të presësh një gjenocid ndaj miliona alevitëve. A janë këta të gjithë partnerë më të mirë ideali? Edhe një pohim i fundit: shumë probleme të sotme në rajon janë krijuar prej një politike të rrezikshme ndërhyrjeje të SHBA-së në kohën e presidentit George W. Bush.

Objektiva konkrete dhe kushte

Shkurt: në vend të deklarimeve moralizuese, se me kë nuk duhet bashkëpunuar, sulmet në Paris më në fund duhet të kthjellojnë për një politikë reale të fokusuar qartë. Për këtë janë të domosdoshme objektiva dhe kushte konkrete. Së pari duhet të shkatërrohet tërësisht sekti islamik që i ka ardhur fundi i të ashtuquajturit Shteti Islamik - në Siri, në Irak e edhe në Europë. Për këtë duhet ushtruar presion edhe ndaj mbështetësve të IS-it në shtetet e Gjirit Persik si dhe duhet një koordinim më i mirë me Rusinë. Tek e fundit nuk sjellin aspak dobi ankimet, se Moska është ngulur në Siri me një bazë të vetën ushtarake dhe është një faktor i rëndësishëm. Që Putin krijon avantazhe propagandistike, kësaj nuk nuk duhet t'i kushtohet kaq vëmendje, për aq kohë sa Perëndimi i përmbahet politikës së vet ndaj Ukrainës.

Së dyti pas shkatërrimit të IS-it me një lloj KSBE-je (Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë) për Lindjen e Mesme duhet të stabilizohet dhe paqëtohet i gjithë rajoni - sigurisht me një çmim të lartë, që Assadi në Sirinë e mbetur të qendrojë në pushtet. Ndërsa alternativa do të ishte një pështjellim i mëtejshëm i spirales së dhunës, po ashtu vuajtje e pafund dhe rreziku, që konflikti të vazhdojë të shtrihet edhe më tej në Europë, Afrikë dhe Azi.