1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

19 Prill 2024

Gjermani: Drejtuesit e automjeteve që konsumojnë shumë kanabis do të përballen me gjoba të larta në të ardhmen.

https://p.dw.com/p/4ewgP
Qeveria gjermane parashikon gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon
Qeveria gjermane parashikon gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timonFotografi: Fabian Sommer/dpa/picture alliance

Pas legalizimit të kanabisit në fillim të prillit qeveria federale gjermane planifikon që sikurse në rastin e konsumit të alkoolit, ta konsiderojë kundërvajtje administrative të shoqëruar me një gjobë deri në 3,500 euro edhe drejtimin e automjetit nën ndikimin e kanabisit.

Sa i përket nivelit të kanabisit që parashikohet të quhet si rrezik në drejtimin e automjetit kufiri duhet të jetë afërsisht i njëjtë me sasinë prej 0,2 për militër alkool në gjak.

Qeveria gjermane legalizoi së fundi kanabisin për përdorim privat
Qeveria gjermane legalizoi së fundi kanabisin për përdorim privatFotografi: Rolf Vennenbernd/dpa/picture alliance

Kjo do të thotë që nëse një person kapet gjatë drejtimit të automjetit me një nivel THC-je më të lartë se 3.5 nanogram për mililitër në gjak, ai mund të dënohet me një gjobë deri në 3,500 euro. THC-jaështë përbërës i bimës së kanabisit që është kryesisht përgjegjës për efektin dehës.

Kontroll policor për droga dhe alkool
Kontroll policor për droga dhe alkoolFotografi: Julian Stratenschulte/dpa/picture alliance

Me ligjin për personat që konsumojnë sasi të tepruara kanabisi gjatë drejtimit të automjetit qeveria gjermane ndjek mendimin e një komisioni ekspertësh, i cili rekomandoi vendosjen e një vlere kufi për përdorimin e kanabisit për ata që drejtojnë automjete dhe ndalimin e konsumit të përzier të alkoolit dhe kanabisit në qarkullimin rrugor.

Kanabis për konsum privat

Duke filluar nga 1 prilli në Gjermanipersonave nga mosha 18-vjeçare u lejohet në kushte të caktuara të posedojnë sasi të caktuara kanabisi dhe ta kultivojnë dhe konsumojnë atë privatisht.

Të rriturit e moshës 18 vjeç e lart lejohen të posedojnë 25 gramë në ambiente publike. Brenda banesës lejohen deri në 50 gram të kultivuara privatisht. Privatisht lejohet kultivimi i deri në tri bimësh kanabisi. Duke filluar nga 1 korriku 2024 lejohet edhe krjimi i klubeve të kanabisit për ta kultivar atë kolektivisht.