1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillimi i një cikli të ri politik

12 Nëntor 2016

AfD në Gjermani, Brexit dhe tani triumfi i Donald Trumpit në SHBA - të gjitha janë fenomene proteste të një klase të harruar shoqërore, të cilën duhet ta mbajmë parasysh, thotë sociologu Heinz Bude në intervistë me DW.

https://p.dw.com/p/2SZb6
USA Wahlkampf Trump-Anhänger
Fotografi: Getty Images/AFP/M. Ngan

Deutsche Welle: Fitorja e Donald Trumpit ka shkaktuar valë revolte, tek të cilat mbizotëron frika për "Perëndimin e Oksidentit". Pavarësisht nga ky dramatizim: a nuk po përvijohet më e vonta që prej triumfit të Trumpit një ndryshim i botës?

Heinz Bude: Unë besoj se kjo është e saktë. Po e them pak në mënyrë më teknike: kam përshtypjen se ndodhemi në fillim të një cikli të ri politik, i cili nisi me Brexit dhe që tani ka arritur stacionin e dytë me Donald Trumpin. Dhe çdo herë bëhet fjalë për situatën kur me sa duket pjesë  e rëndësishme e popullit përkatës do ta konsiderojë të përfunduar një zhvillim, i cili ka përcaktuar 30 vjetët e fundit të politikës dhe të shoqërisë sonë. Kemi të bëjmë me një dhënie fund të diçkaje që është zhvilluar si profeci. Për shembull sipas motos: "Ju na flisni për situata Win-Win (kur fitojmë të dyja palët). Ju na flisni se kemi një ndërgjegjësim të ri për burimet jo të ripërtëritshme të jetës sonë". Por është fakt se ne kemi më shumë pabarazi, kemi më shumë ndarje dhe më shumë injorancë në popull.

Cila është cilësia gjithëpërfshirëse e kësaj proteste në të gjithë botën?

Besoj që cilësia gjithëpërfshirëse e kësaj proteste në të gjithë botën është kërkimi i një shumice të re sociale në shoqëri. Ekziston njëfarë lodhjeje me përfytyrimin se politika përfaqëson ribashkimin e problemeve të ndryshme ose të preferencave të ndryshme të grupeve. Në thelb kemi të bëjmë me atë, për të cilën u përpoq edhe njëherë Hillary Clinton: të gjejë një shumicë në emër të shumice morale, tema, të cilat janë të rëndësishme për grupe të veçanta.

A po përjetojmë në moment se si minoriteti kthehet në shumicë?

Kështu është. Dhe pikërisht në lidhje me një ripërkufizim të së ardhmes së shoqërisë.

Ku ka pika takimi me fenomenin evropian të qytetarëve të indinjuar?

Pika e takimit është në radhë të parë në agjendën politike. Edhe në Evropë kemi një lloj marrjeje të pushtetit nga lëvizjet anti-establishment. Tema kryesore e tyre është dështimi i elitave, plus mospërpunimi i situatave të reja të ardhjes së refugjatëve. Ajo që tematizohet në Evropë është para së gjithash mungesa e sensit të kontrollit nga ana e elitave politike. Shumë njerëz thonë se ne nuk mund të ndërtojmë një shoqëri, duke pranuar se nuk i kontrollojmë dot më kufijtë, se nuk i kontrollojmë dot më marrjet pjesë diku dhe se ne jemi të ekspozuar ndaj zhvillimeve shoqërore, të cilat i quani edhe globalizim, kundër të cilit nuk bën dot asgjë. Ekziston një lloj gjendjeje shpirtërore e rifitimit të sovranitetit demokratik. Dhe kjo natyrisht që është shumë naive.

Politikanë të qendrës u mbajnë predikime morali qytetarëve të indinjuar. A ekziston ende një fill komunikimi midis pushtetit të zgjedhur dhe pafuqisë së zemëruar të të përjashtuarve nga zhvillimet?

Sociologu Heinz Bude
Sociologu Heinz BudeFotografi: picture-alliance/dpa/U. Zucchi

Besoj që po. Po ta interpretoni për një çast në mënyrë pozitive rezultatin e zgjedhjeve amerikane, shikon se kemi të bëjmë edhe me një thirrje revolte, e cila u drejtohet elitave politike dhe shoqërore. Trump dhe Marine le Pen në Francë kanë bërë herë pas here temë të tyre, se ata e kanë fjalën për gratë dhe të burrat e zhdukur nga rrënimi, për qytetaret dhe qytetarët, për të cilët nuk flet më askush. Edhe ata duhet të kenë tani mundësi për t'u shprehur. Të panjohurit, të harruarit. Formula e burrave dhe grave të harruara është një mesazh, se shoqëria ka kaluar në një gjendje të brendshme të të qenit pa strehë, e cila tani i vendoset para fytyrës klasës politike, për të thënë: "Mendoni për këtë që po ndodh para syve tuaj. Ka ndodhur një ndryshim i shoqërisë."

Ekziston një patos demokratik, i cili është i drejtuar kundër njëfarë liberaliteti të shoqërisë. Ekziston një patos demokratik, i cili është i drejtuar kundër strukturave të shtetit juridik të demokracisë sonë reprezentative, edhe kundër parimit të përfaqësimit në vetvete. Qytetarët e zemëruar e kuptojnë demokracinë si demokraci direkte, e cila e shpreh sundimin e popullit në një mënyrë direkte. E nevojshme është që të konstatohet, se nevojitet me të vërtetë një ripërcaktim i këtij raporti të komplikuar të përfaqësimit, të së drejtës dhe të demokracisë.

Professor Heinz Bude është sociolog në Universitetin e Kasselit.